DUBLIMET SHQIPTARE - INFORMACION I PERGJITSHEM Shkruajti dhe redaktoi AlbanianTelevisioner PERMBLEDHJE Dublimi ne gjuhen shqipe i nje krijimi skenarik me metrazh te caktuar e gjen zanafillen qe ne vitin 1953, me krijimin e filmit te bashkepunimit shqiptaro-sovjetik, 'Skenderbeu'. Aktori kryesor i ketij filmi ishte gjeorgjiani Akaki Khorava, i cili u zgjodh per shkak se nuk kishte aktor te pershtatshem shqiptar per rolin e Skenderbeut. Per rrjedhoje, u desh qe te dublohej zeri i tij, dhe keshtu krijohet dublimi i pare ne gjuhen shqipe. Aktori i madh Lec Bushati i dha zerin e tij ne gjuhen shqipe Skenderbeut. Ndonese regjisori i filmit, Sergei Jutkevic, ishte i pakenaqur me dublimin e filmit ne shqip, filmi u nxorr ne kinema dhe pati nje sukses te madh. Por pas prishjes se raporteve midis Bashkimit Sovjetik dhe Shqiperise, ky film u ndalua te shfaqej per mbi 30 vjet. Keshtu, ne Shqiperi u harrua edhe dublimi, per arsyen se i gjithe prodhimi i skenografise ishte vendas. Vetem pas thuajse 50 vitesh, ne vitin 2002 eshte prodhuar dublimi i pare profesional ne gjuhen shqipe, me dublimin e filmit 'Borebardha dhe 7 xhuxhat' nga stacioni radiofonik Top Albania Radio. Ky dublim perseri nxorri ne pah artin e harruar te te dubluarit, i cili i kishte munguar artit dhe filmave. Me vone, u ndermorr nga shume studio, kryesisht muzikore, qe te dublonin filma, dhe per here te pare, edhe seriale, ne gjuhen shqipe. Sot, dublimi ne Shqiperi eshte nje industri ne rritje, dhe krijohen dhjetra dublime cdo muaj, me se shumti nga Studio Suprem, Piko Studio dhe Studio Dodona. Edhe pse tingellon si nje industri e suksesshme dhe fitimprurese, shume aktore dublimesh kane shprehur pakenaqesi rreth pagave te ketij profesioni, dhe shume aktor te shquar dublimesh e kane lene kete profesion perfundimisht, dhe thone se mund te rikthehen vetem nese do te kete paga te arsyeshme. Ata pak qe e kane ende si profesion dublimin thone qe e kane si pasion ose pune te dyte, dhe thone se rroga nuk eshte e mjaftueshme per nevoja baze. DUBLIMI NE MEDIA Thuajse te gjitha dublimet ne Shqiperi krijohen per transmetim televiziv, kryesisht ne kanale per femije, si Bang Bang dhe Cufo (te DigitAlb), Tring Tring dhe Tring Kids (te Tring) dhe RTSH Femije (te Radio Televizionit Shqiptar). Rrallehere krijohen dublime edhe per kanale te tjera si Top Channel, Junior TV, Family HD, Gold HD dhe Film Hits HD te paketes DigitAlb, dhe RTSH 1 te Radio Televizionit Shqiptar. Numri i dublimeve per kinema eshte me pak nga 10, dhe gjithmone keto dublime nuk transmetohen ne asnje kanal televiziv. Me pare, dublime ne shqip transmetoheshin ne TV Klan, dhe ne +6 Toon (te AlbaniaSat, pronesi e TV Klan). METODA E BERJES SE DUBLIMEVE Dublimet ne Shqiperi zakonisht krijohen ne menyre te jashteligjshme, pa miratimin e pronarit te filmit ose te serialit. Ne bote, Shqiperia eshte vendi i dyte pas Iranit per krijimin me te shumte te dublimeve te jashteligjshme. Per shkak se ligjet per autorsine ne Shqiperi jane thuajse jofunksionale, platformat televizive (kryesisht DigitAlb) kane mundur te vjedhin dhe dublojne filma dhe seriale pa patur penalitet nga shteti shqiptar. Menyra me e lehte per te dalluar nese nje dublim eshte i ligjshem apo jo eshte duke dalluar muziken ne sfond. Nese ajo perseritet, ose te jep pershtypje se nuk perkon me filmin apo serialin, atehere dublimi eshte i jashteligjshem. Per ta dalluar edhe me lehte, mund te ndryshohet gjuha e kanalit (i Bang Bang dhe Cufo) ne gjuhen origjinale, dhe nga aty mund te behet krahasimi i muzikes ne sfond. Arsyeja perse shumica e shikuesve nuk e kane ditur se keto dublime kane qene te jashteligjshme eshte sepse tekniket e dublimeve rrjedhimisht zgjedhin muzike qe mund te duket se ka perkatshmeri me filmin ose serialin. Per shikues te thjeshte eshte shume e veshtire qe te dallojne jashteligjshmerine e dublimeve, dhe mund te dallohet vetem nga dikush qe ka njohje paraprake me nje film apo serial te caktuar. STUDIOT E DUBLIMIT Ne varesi te rendesise se tyre, me poshte mund te gjendet nje liste me te gjitha studiot te cilat kane ose kishin veprimtari ne fushen e dublimit ne Shqiperi: Studio Suprem (2019-vazhdim) Eshte studioja kryesore dhe me e rendesishme e dublimeve ne Shqiperi nga viti 2019. Ajo kryen thuajse te gjitha dublimet e reja ne gjuhen shqipe. Qe nga krijimi i saj dhe deri me sot kryen dublime ekskluzivisht per platformen televizive DigitAlb. Dublimet e saj jane thuajse gjithmone te paligjshme. Ne fillim kasti perfshinte aktore si: Ema Andrea, Evis Trebicka, Artan Imami, Vasjan Lami, Aida Germenji, Mimoza Zotaj, Irgen Cela, Florjan Binaj, Donald Shehu, etj. Me vone ky kast u ndryshua me largimin e shumices prej ketyre aktoreve. Tani kasti i kesaj studioje pergjithesisht eshte: Valdrin Hasani, Kristen Shalaveci (ose Shalavaci), Jurgen Caka, Pjerin Vlashi, Klodiana Keco, Albana Aliu, Megi Mysliu, Suela Xhonuzi, Xhelil Aliu, Ilir Muhametaj, Jorke Broka, Rei Beka, Erion Dushi, dhe Devis Muka. Rrallehere aktore te tjere jane Bujar Asqeriu, Marin Orhanasi, Hervin Culi, Xhoana Karaj, Ilir Kazaferi, Anisa Dervishi, Lorenc Kaja, Antea Mele etj. Kenget jane gjithmone te titruara. "Jess" Discographic/AA Film Company (2002-2019, 2022-vazhdim) "Jess" Discographic e njohur ndonjehere edhe si AA Film Company eshte studioja e dublimeve me jetegjate, dhe deri me 2020-en ishte studioja e dublimeve me aktive. Filloi aktivitetin ne 2002 dhe ndaloi perkohesisht ne 2019. Ka realizuar shumicen e dublimeve shqiptare. Nga viti 2002 deri ne 2004 beri dublime per TV Klan dhe Top Channel, ndersa nga viti 2004 deri ne vitin 2019 kryente dublime ekskluzivisht per platformen televizive DigitAlb. Dublimet e para ishin pa leje. Vetem vitet e fundit, kompania kishte realizuar dublime te ligjshme. Ne vitet e para kasti perbehej nga aktore si: Neritan Licaj, Luljeta Bitri, Andon Qesari, Dritan Borici, Lorenc Kaja, Erion Kame, Manjola Merlika, Medi Gurra, Gezim Rudi, Suela Qoshja, Arben Derhemi, Hervin Çuli etj. Me kalimin e viteve kasti dhe metodat ndryshuan, erdhen dhe iken aktore. Ne vitet 2010 kasti kishte aktore si: Dritan Borici, Lorenc Kaja, Anisa Dervishi, Suela Xhonuzi, Ervin Bejleri, Mimoza Zotaj, Medi Gurra, Genc Fuga, Pirro Malaveci, Arben Derhemi, Luljeta Bitri etj. Keta te fundit u larguan, ndersa Genc Fuga, Luljeta Bitri, Neritan Licaj, Pirro Malaveci u rikthyen pas vitit 2017. Rreth te njejtes kohe erdhen aktore te rinj si Valdrin Asani, Jorke Broka etj. Kenget ishin gjithmone te titruara, pervec Frozen dhe disa kenge tek Moana. Ne vitin 2019 Digitalb nderpreu marredheniet me ta per ceshtje mosmarreveshjesh. Qe nga viti i kaluar, jane punesuar nga Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) per te kryer dublime, me nje kast te dobesuar aktoresh. NGS Recording (2006-2019) NGS Recording ishte nje studio produksioni e cila kryente lektor te dokumentareve per kanalet 'Explorer' te DigitAlb, por edhe dublime te serialeve per femije. Kryesisht ishte nje studio dytesore e cila dublonte seriale jo te mirenjohura. Shume rralle dublonte filma, vetem seriale. Ne vitet e para siglat hapese nuk ishin te dubluara ose te kishin titra. Seriali i vetem me sigel te dubluar nga NGS ishte 'Miqte e mi Tigri dhe Puh'. Kasti i aktoreve gjithmone ishte me aktore si: Albana Aliu, Evis Trebicka, Andeta Radi, Ariela Krasniqi, Erion Dushi, Elona Paja, Eriona Kakeli, Eralda Caushi, Jorke Broka, Gjergj Mena, Vasjan Lami, Rezart Veleshnja, Genti Deçka, Irgen Çela, Niko Lena, Dorian Ramaliu etj. Pas vitit 2019 kjo studio per arsye te paditura ndaloi se beri dublime dhe e ndryshoi emrin ne 'NGS Productions'. Albatrade (2002-2005) Albatrade ishte nje studio muzikore e cila permes deges se saj Albatrade Video nxorri ne treg dublimet e para per shitje ne VHS dhe me pas edhe ne DVD. Kjo studio solli nje revolucion ne industrine e re te dublimeve shqiptare duke bere dublime cilesore dhe me kenge plotesisht te dubluara. Dublimet e Albatrade ishin te parat dublime te cilat njiheshin dhe ishin te licensuara nga dega italiane e Walt Disney Home Video. Aty kane punuar aktore te shumellojshem e te talentuar si: Elvis Pupa, Suela Qoshja, Merkur Bozgo, Andon Qesari, Manjola Merlika, Gezim Rudi, Ervin Bejleri etj. Albatrade ka dubluar filma si: Aladini, Sirena e Vogel 2, Mbreti Luan 2, Piter Pan & Piter Pan 2, Hirushja & Hirushja 2, Toy Story, Herkuli, Tarzani, E Bukura dhe Bisha etj. Studioja ndaloi aktivitetin pas disa vitesh, me shume mundesi per arsye financiare. Sot Albatrade vazhdon qe te jete nje studio muzikore e cila cdo vit nxjerr kenge popullore. Top Channel (2002-2011, ende ben lektore) Top Channel eshte studioja e pare e dublimeve ne Shqiperi. Njesoj si Albatrade, filloi aktivitetin ne 2002. Filloi aktivitetin ne vitin 2002 duke dubluar filma si: Borebardha, Shrek, Mulan, Pokahontas, Pinoku, dublimi i dyte i "E Bukura dhe Bisha", Mbreti Luan etj. Dublimet ishin pa leje. Kasti perbehej nga Saimir Kodra, Gent Pjetri, Vangjel Toce, Denada Toce, Merkur Bozgo, Julka Gramo etj. Me vone, rreth vitit 2007 Top Channel filloi te dublonte seriale te animuar si Back at the Barnyard, Avatar, SpongeBob (sezonet 1-7) si dhe dokumentare, kesaj rradhe ne menyre te ligjshme. Kasti perbehej nga Alert Çeloaliaj, Lulzim Zeqja, Devis Muka, Nigela Ruka, Orion Halili, Mimoza Zotaj etj. Pas vitit 2011 ndaluan se berit dublime, por vazhdon te beje lektor te dokumentareve per kanalet 'Explorer' te DigitAlb edhe ne ditet e sotme.